Zbardhen pretendentët kryesorë për të fituar çmimin Oscar

Zbardhen pretendentët kryesorë për të fituar çmimin Oscar

13:34, 12/12/2023

Barbie dhe Oppenheimer janë të nominuarit kryesorë për çmimet Golden Globe, me 9 dhe 8 nominime respektivisht. Kandidatë janë po ashtu “Killers of the Flower Moon” dhe  “Poor Things”, me nga 7 nominime secili.

Mes aktorëve kryesorë që pritet të rrëmbejnë nga një statujë ari, në ceremoninë që do të mbahet në Los Anxhelos me 7 janar të vitit të ardhshëm janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da'Vine Joy Randolph.

Po ashtu, mes nominimeve për serialin më të mirë renditen “The Diplomat”, “The Morning Show” dhe “The Crown”.

Margot Robbie dhe Ryan Gosling spikasin po ashtu si të kandiduar për aktorët, më të mirë protagonistë, për rolin e tyre në filmin Barbie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco