Filharmonia shënon 20-vjetorin me koncertin e fundvitit

Filharmonia shënon 20-vjetorin me koncertin e fundvitit

11:00, 11/12/2023

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të shënojë 20-vjetorin e themelimit nëpërmjet koncertit të fundvitit.

“Nën udhëheqjen e Maestros Rafet Rudi, ky koncert do shënojë dy dekada të rrugëtimit të suksesshëm të Korit të Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Programi përfshinë vepra nga kompozitorë të dalluar si: Lauridsen, Sandstrom, Matsushita, Whitacre e Rudi derisa do të shënojë edhe dy përvjetor të kompozitorëve tonë, 80-vjetorin e lindjes së Zeqirija Ballatës dhe 65-vjetorin e lindjes së Mendi Mengjiqit.

Koncerti do të mbahet më 14 dhjetor në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco