Opera e Kosovës ka organizuar gala koncertin e Vitit të Ri, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi në Gjakovë.
“Kasta e jashtëzakonshme e solistëve, Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës, interpretuan një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura”, thuhet në njoftimin e MKRS.
Gala koncerti u organizua nën dirigjimin e Edon Ramadanit, teksa gala koncerti i radhës do të organizohet këtë të dielë në Prishtinë.
© SYRI.net