Aktivistja Arbnora Idrizi ka arritur rekord të ri në librin e rekordeve Guinness, përmes punimit të flamurit kombëtar prej 120 mijë letrave origami.
Lajmin në Facebook e ka publikuar vet Idrizi, e cila për të katërten herë e ka thyer rekordin në librin e rekordeve Guinness.
Pas konfirmimit të arritjes së rekordit, Arbnora Fejza- Idrizi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.
“Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”, ka shkruar ndër të tjera Idrizi.
© SYRI.net