Rasti Google dhe gjuha shqipe, Asllani kërkon ndihmë nga Kosova, Shqipëria e diaspora

Rasti Google dhe gjuha shqipe, Asllani kërkon ndihmë nga Kosova, Shqipëria e diaspora

13:00, 01/12/2023

Doktor Neshad Asllani, njëherit edhe Rotarian gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, tha se i kanë informuar ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në ShBA, pas ushtrimit të padisë ndaj Google për diskriminim pasi nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në listën e gjuhëve të mbështetura nga kjo korporatë.

Asllani tha se kanë pritur që ambasadat do t’i njoftojnë qeveritë e tyre për këtë padi, pasi siç u shpreh ai është në interes shtetëror “edhe të hyrat, edhe të ardhurat do të shtohen edhe për shtet”.

“Pas ushtrimit të padisë, ne e kemi informuar edhe ambasadën e Shqipërisë në SHBA dhe ambasadën e Kosovës në SHBA. Ky njoftim nuk është ba vetëm me e-mail, po edhe me letër që është dërgu me postë si hard copy. Ne kemi prit që edhe ambasada, normal që e njofton edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në shtetet respektive Shqipëri edhe Kosovë, apo Qeveria do të interesohet pak për këtë çështje, se është me rëndësi jo vetëm për ne, jo vetëm për biznese, po edhe të hyrat, edhe të ardhurat do të shtohen edhe për shtet, për shkak të taksave që do të jenë…”, ka thënë ai.

Asllani tregoi se kanë themeluar një ekip që do të merret me këtë çështje, domethënë prej ekspertëve të ndryshëm.

“Një prej tyre është edhe Eltoni Heta që përmendët…kemi një Besmir Selmanaj që është në Vjenë, e kemi prej Gentin, e kemi Telegrafin, kompaninë e juaj…i kemi Arbrin, Dardarin, Ilirin, edhe të tjerët, edhe në Amerikë, Markun edhe Stefani që, janë pjesë e këtij ekipi”, u shpreh ai.

Tutje, ai iu bëri ftesë edhe ekspertëve të tjerë që të kontribuojnë për këtë çështje.

“Dikush mund të ofrojë diçka nga ana profesionale, dikush në forma tjera për arsye se kjo padi dhe ky veprim është i kushtueshëm, jo vetëm financiar, po edhe me kohë”, tha ndër të tjera Asllani.

Ndryshe, gjiganti teknologjik “Google” është paditur kohë më parë për diskriminim pasi nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në listën e gjuhëve të mbështetura nga kjo korporatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco