Teksti i shkruar me dorë nga David Bowie pritet të arrijë në 115 000 euro në ankand!

Teksti i shkruar me dorë nga David Bowie pritet të arrijë në 115 000 euro në ankand!

15:23, 27/11/2023

Një fletë teksti e shkruar me dorë nga ikona e muzikës Bowie pritet të vlerësohet nga 50 000 deri në 115 000 euro. Fleta e shkruar për këngët “Rock ‘n’ Roll Suicide” dhe “Suffragette" do të dalë në bllokun e ankandeve nesër, e martë 28 nëntor.

Të dyja këngët janë paraqitur në albumin e Bowie të vitit 1972 “The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars”. Fleta përfshin edhe korrigjimet, draftet dhe shënimet e Bowie.

Image

Bowie u nda nga jeta në vitin 2016 në moshën 69-vjeçare pas një beteje me kancerin në mëlçi. Kjo nuk është hera e parë që artikujt e këngëtarit dalin në ankand. Vitin e kaluar, u shit katalogu i tij i botimeve Warner Chappell Music për 250 milionë dollarë.

Image

 

“Të gjithë ne në Warner Chappell jemi jashtëzakonisht krenarë që pasuria e David Boëie na ka zgjedhur të jemi kujdestarët e një prej katalogëve më novator, me ndikim dhe më të qëndrueshëm në historinë e muzikës”, tha bashkëkryetari dhe CEO i Warner Chappell Music, Guy Moot në një deklaratë në janar 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco