Intervista e fundit e Zef Dedës: Unë 'Mjeshtri i madh' me rrogën e vogël

Intervista e fundit e Zef Dedës: Unë 'Mjeshtri i madh' me rrogën e vogël

15:29, 24/11/2023

Për Zef Dedën qenka e vështirë të shkruash në kohën e shkuar. Ai është tek aty çdo batutë me humor të hollë shkodran. Në intervistën dhënë për “News 24” Zef Deda nuk i kurseu batutat për paradoksin shqiptar, raportet me kuletën kur thotë: Mjeshtër i madh, me rrogë të vogël.
Sensi i tij i humorit të hollë shkodran ka ngacmuar me finesë aspekte shoqërore.

Zefi kujton fëmijërinë kur thotë se ka qenë i imët e i shkathët e nëna e tij kujdesej t’ia ushqente shpirtin me art, ndërsa i ati i kishte lënë të vegjël.

Me dashuri edhe pse jo pa humor fliste me të shoqen që e shoqëronte kudo si për të jetuar çdo çast pranë njëri-tjetrit. Zefi kujtoi ditën kur i kërkoi dorën bashkëshortes së tij, Rozës, ndërsa e gjithë biseda u pasua nga mimika komike hidh e prit me Rozën.

Nuk mundej Zefi të mos bënte humor të zi duke sjellë në kujtesë edhe gjyshen e tij e cila dukej se kishte qenë burim i gjithë gjenialitetit të tij në komedi. Në sallën ku regjistruam këtë intervistë për fat ishte edhe një piano. Zefi dhuroi spektakël duke kënduar këngë e parodi nga shfaqet e tij që kanë mbushur plot sallat ndër vite.
Do i kthehem shpesh këtij regjistrimin për ta takuar Zefin më gjithë gjithë energjinë dhe mirësinë që diti të na e falë pa kushte! Qeshju parajsës, gjeni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco