Gjuhës shqipe po i kanosen rreziqe, gjuhëtarët: Po deformohet morfologjia dhe fjalori

Gjuhës shqipe po i kanosen rreziqe, gjuhëtarët: Po deformohet morfologjia dhe fjalori

17:04, 22/11/2023

Ndër shekuj gjuha ka shërbyer si një gur i fortë themeli dhe identitet kombëtar, veçori që i ka dalluar shqiptarët nga popujt e tjerë.

Në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit në nëntor të vitit 1908, gjuhëtari Rami Memushaj ngre shqetësimin se gjuha shqipe është e rrezikuar dhe për këtë kanë ndikuar, globalizmi, teknologjia dhe më kryesorja lëvizja e shqiptarëve pas viteve ‘90.

Shqipja thekin e fjalës e ka në rrokjen e fundit. Por vërejmë një shqiptim të theksit të fjalës në rrokjen e parë si në anglisht. Kjo gjë ndikon edhe në morfologjinë e shqipes sepse shqipja kthehet në një gjuhë si anglishtja, që duhet të vesh në punë trurin që kjo është kryefjalë apo kundrinor. Tashmë shqiptarët janë në kontakt fizik me gjuhët e huaja ose janë shkolluar andej dhe gjatë qëndrimit apo udhëtimeve thithin fjalë të huaja.”, tha Memushaj.

Gjuhëtari liston përgjegjësit për deformimet e renda qe po pëson gjuha shqipe dhe për gjendjen ku ndodhet ajo sot.

“Kanë përgjegjësi për këto humbje të parametrave ata që janë të përshirë në ligjërimin publik, ligjërimin e televizioneve, tubimet publike, ligjërimin universitar. E thirri SPAK, në vend që të thonë e thirri SPAK-u, apo Covid që e vënë theksin në rrokjen e parë. Kjo është edhe përgjegjësi individuale e këtyre që janë të përfshirë në ligjërim publik, duhet të mbajnë përpara një fjalor.”, pohoi ai.

Sipas profesor Memushajt ka një mungesë të theksuar të edukimit gjuhësor dhe ne institucione zyrtare duhet t’i jepet rëndësi rolit të redaktorit.

“Kam gjetur gabime pafund të çdo lloj, drejtshkrimi, leksikore, përdorimi të fjalëve të huaja të panevojshme, duhet të kishte redaktor. Po ndodh një gjë që është për t’u shqetësuar, po zhduket kategoria e redaktorëve. Kjo vjen ngaqë mungon një ligj për shqipen që do ta bënte të detyrueshme për shtëpitë botuese që të kishin redaktor që të mbante përgjegjësi për gabimet.”, shtoi ai.

Gjuha shqipe me rregullat që ka sot u njësua në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972, por me kalimin e viteve shqipja është pasuruar. Por a ka ardhur momenti për një rishikim  të rregullave të gjuhës? “Ka pasur shumë diskutime dhe propozime për ndryshimin e drejtshkrimit këto janë mbledhur në një botim në dy vëllime me idenë që para se të shoshiteshin të nxirreshin ato që janë më të pranueshme në një kongres. Dhe ta kemi drejtshkrimin se po mbushen 50 vjet dhe nuk kemi një botim të ri. Varet sesa akademia e Shkencave do të merret me këtë  Shqipja është pasuruar shumë. Duhet një filtër që të këshillojë se këto huazime janë të nevojshme apo jo.”, theksoi Memushaj.

Pavarësisht kushteve kërcënuese në të cilën ndodhet gjuha shqipe, Memushaj është optimist. “Kur themi a do të vdesë gjuha shqipe, shqipja do të vdesë kur të vdesë kombi shqiptar me një fjalë dhe kjo do të jetë një kohë e largët dhe s’do të ndodhë kurrë ndoshta”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco