Fantazma e Dianës ndan kritikët e serialit të Netflix 'The Crown'

Fantazma e Dianës ndan kritikët e serialit të Netflix 'The Crown'

11:05, 17/11/2023

Më shumë kritika dhe pak vlerësime ka marrë seria e re e “The Crown”, e cila sapo ka shfaqur katër seritë e para në Netflix.

Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore përshkruan ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë vdekjen e Princeshës Diana. Sipas komenteve të mediave prestigjioze, shfaqja e fantazmës së Dianës, aksidenti tragjik dhe shumë elemente të tjerë historikë janë disa elementë që kanë nxitur kritikat.

The Guardian tha se seriali i fiksuar pas Dianës është vetë përkufizimi i shkrimit të keq.

“Ai filloi të zhytet në sezonin e tretë, humbi plotësisht ekuilibrin gjatë dy të tjerëve dhe tani po bie në humnerë, pavarësisht performancave uniforme brilante nga i gjithë kasti”, shkruan Lucy Mangan e The Guardian.

Anita Singh e The Telegraph i bëri jehonë Guardian, duke shkruar se xhevahiri i Netflix godet në një qorrsokak pasi sezoni i ri është i përhumbur nga fantazma e çuditshme e Princeshës Diana. Sing kritikon ashpër skenën kur fantzama e Dianës I shfaqer princit Charles dhe Mbretëreshës. BBC Culture thotë se sezoni i fundit është i ngathë dhe i parashikueshëm. Përkundër një rishikimi me katër yje nga The Times, Carol Midgley vëren se fantazma e Dianës nuk ishte ora më e mirë e shfaqjes.

Vlerësimet

Aramide Tinubu i Variety thotë se sezoni i ri e ka ndihmuar shfaqjen të rimarrë fronin e tij vezullues. Empire vlerëson gjithashtu sezonin e ri, duke thënëse ky sezon është m emocionuesi që ka patur ndonjëherë The Crown, duke përdorur një përzierje lotësh, pamje të jetës reale dhe fantazmave.

“Megjithatë ju do ndjeni për këto fantazma, të cilat përfshijnë Dodin si dhe Dianën, episodi i katërt mbetet një orë e paharrueshme që e lartëson sezonin në tërësi,” shkruan Empire.

Sezoni i ri mbulon furinë mediatike rreth marrëdhënies së Dianës dhe Dodit (Khalid Abdalla), e cila kulmoi me ndjekjen e paparacëve që shkaktoi përplasjen e makinës me të cilën ishin të dy në një tunel në Paris. Të dy vdiqën më 31 gusht 1997. Gjashtë episodet e mbetura të sezonit të ri do të publikohen më 14 dhjetor.

Pjesa e dytë e sezonit final do të mbulojë miqësinë e William dhe Kate. Princat William dhe Harry do të luhen nga Ed McVey dhe Luther Ford përkatësisht në gjysmën e dytë të sezonit. Kate Middleton do të interpretohet nga Meg Bellamy. Është roli i parë madhor për të tre aktorët e rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco