VIDEO-SYRI TV/ Letërsitë Kombëtare në universitete, Sula: Të ruajmë identitetin e letërsisë sonë

18:32, 14/11/2023

Studiues të letërsisë, profesorë dhe specialistë shqiptarë dhe të huaj diskutuan në ambientet e Akademisë së Shkencave për letërsinë kombëtare në universitete. Organizatorja Lili Sula tha se duhet të ruajmë identitetin e letërsisë shqipe e se institucionet duhet të zgjerojnë vendin e saj në kurrikulat parauniversitare e universitare.

Nga SYRI TV

Konferenca “Letërsitë Kombëtare në universitete” e zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me pjesëmarrjen e 21 institucioneve, studiuesve dhe profesorëve në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar ngriti çështje dhe shqetësime të ndryshme, që kanë të bëjnë me rolin e letërsisë kombëtare në epokën tonë, pa shmangur erërat e globalizmit ndaj letërsisë shqipe.

Por siç u shpreh organizatorja e aktivitetit studiuesja Lili Sula, duke ruajtur fort identitetin e letërsisë në vendin amë e duke i dhënë hapësirë e merituar në kurrikulat universitare dhe parauniversitare.

Konferenca preku edhe çështje të historiografisë të kanionit letrarë, do të thotë të atyre veprave që janë të mirëpranuara si kulmime, si modele, si përfaqësime të prodhimit më të mirë shpirtëror shqiptarë, ndërsa kontributi i studiueses Viola Isufaj fillon që në vitin 1945, për të mbërritur në ditët e sotme.

Në Konferencë u diskutua edhe për mënyrën se si metodologjitë, qasjet shkencore pedagogjike e metodike do të transmetohen te të rinjtë te mësuesit e ardhshëm të lëndëve shoqërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco