VIDEO-SYRI TV/ Panairi i 26-të i librit, Petrit Ymeri: Shoqëria shqiptare të luftojë për librin

18:09, 14/11/2023

Në prag të çeljes së edicionit të 26-të të Panairit të Librit, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri dha detaje rreth konceptimit të sivjetshëm. Dhjetëra autorë shqiptarë dhe të huaj do të jenë pjesë e takimeve dhe diskutimeve për librin, ndërsa Ymeri tha se shoqëria shqiptare duhet të luftojë për librin.

Nga SYRI TV

Edicioni i 26-të i Panairit të Librit që do të çelet në Pallatin e Kongreseve mëngjesin e të mërkurës do të vijë nën moton ‘Libri na Bashkon të Gjithëve’.

95 ekspozues, dhe dhjetëra autorë shqiptarë e të huaj do të ritakohen me lexuesin në stendat e shtëpive botuese dhe në hapësirën e Sofasë, ku kryefjalë do të jenë jo vetëm botimet e reja, por dhe problematikat që prekin drejtpërdrejtë librin.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri u shpreh se ky është aktiviteti më i rëndësishëm i librit në Shqipëri, që i dedikohet librit, ndërsa dha detaje për mënyrën e konceptimit të sivjetshëm.

Kostoja e këtij viti dedikuar Panairit të Librit shkon deri në 200 milion lekë të vjetra.

Ymeri tha se është e domosdoshme që shoqëria shqiptare të luftojë për librin, që hap horizonte të reja mendimi, e ushqen shpirtin me shije të pastër estetike. Panairi do të jetë i hapur deri në mbrëmjen e datës 19 Nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco