Beteja e Dytë e Fushë-Kosovës, si Skëndërbeu u pengua nga princi serb Brankoviç

Beteja e Dytë e Fushë-Kosovës, si Skëndërbeu u pengua nga princi serb Brankoviç

11:39, 13/11/2023

Micky Haxhiislami, President i CEO Intermedico Japan Co, në faqen e tij në Linkedin i ka kushtuar një postim betejës së dytë në Fushë- Kosovë që i përket vitit 1448.

Haxhiislami shkruan në postim se kjo Betejë ishte si rezultat i përpjekjeve të Huniadit të Hungarisë për të bashkuar forcat me Gjergj Kastriotin por pa sukses.

Postimi i plotë i Micky Haxhiislamit:

BETEJA E DYTË E FUSHË KOSOVËS

17-20 TETOR 1448

Beteja e dytë e Fushë Kosovës ishte rezultat i përpjekjeve të Huniadit të Hungarisë për të bashkuar forcat me Gjergj Kastriot Skënderbeun e Shqipërisë, por pa sukses. Mirëpo nga kjo humbje Skënderbeu doli i padëmtuar, pasi nuk ia doli të mbërrinte në kohë në Fushë Kosovë.

Historianët thonë se Skënderbeu u vonua nga princi serb Brankoviç, i cili nuk e la të kalonte nëpër despotatin e tij. Më herët Brankoviçi e kishte njoftuar sulltanin për synimin e ushtrisë së Huniadit. Kur Skënderbeu mësoi se beteja kishte mbaruar dhe forcat e koalicionit ishin thyer keqas, ai tërë inat, me trupat e tij u hyri përmes territoreve të Brankoviçit e dogji e shkatërroi gjithçka.

Në fakt, Skënderbeu nuk dinte diçka tjetër; se në Betejën e Rrafshit të Kosovës, Brankoviçi kishte qëndruar në anën e sulltanit, pasi kishte debatuar me Huniadin se cili prej tyre duhej të udhëhiqte koalicionin - Huniadi i kishte ofruar Brankoviçit postin e nënkomandantit, por ai e refuzoi me përbuzje dhe nga zemërimi iu bashkua trupave të Sulltan Muratit.

PËRFUNDIMI: Historikisht serbëve nuk mund t'ju zihet kurrë besë.

ImageSkënderbeu (në këmbë) dhe Huniadi i Hungarisë

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco