Historia prekëse pas këngës së dëgjuar në funeralin e Matthew Perry

Historia prekëse pas këngës së dëgjuar në funeralin e Matthew Perry

10:38, 08/11/2023

Funerali i Matthew Perry u mbajt të premten e kaluar, më 3 nëntor, në Forest Lawn Memorial Park.

Miqtë dhe të afërmit kanë qenë të pranishëm, përfshirë edhe 5 yjet e “Friends” dhe të gjithë u emocionuan kur dëgjuan këngën që u luajt në ceremoni.

Ishte kënga e Peter Gabriel e vitit 1986 "Don't Give Up", me Kate Bush. Teksti “Mos u dorëzo, se ke miq. Mos u dorëzo, nuk je vetëm. Mos u dorëzo, nuk ka pse të kesh turp. Mos u dorëzo, na ke akoma” , kanë rënduar edhe më shumë atmosferën.

Në një nga intervistat e fundit para vdekjes së tij në moshën 54 vjeçare, Matthew foli për këtë këngë të veçantë, dhe pse e donte aq shumë.

"Mos u dorëzo". Dëgjoni këtë këngë kur të ktheheni në shtëpi, nga Peter Gabriel dhe Kate Bush. Nuk e di nëse keni dëgjuar për të, por është e mrekullueshme. Ata thonë 'Mos u dorëzo'. Si mund të mos më pëlqejë kjo? Në videoklip, ata thjesht përqafohen me njëri-tjetrin dhe kamera rrotullohet derisa kënga përfundon. Ishte shumë bukur dhe më pëlqeu. Kur firmos librin tim, shkruaj gjithmonë “Mos u dorëzo”, sepse, po, nuk duhet të dorëzohesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco