Kosova, pjesë e dhjetëra programeve evropiane kulturore

Kosova, pjesë e dhjetëra programeve evropiane kulturore

14:54, 07/11/2023

Ministria e Kulturës nëpërmjet një postimi ka thënë se Kosova është bërë pjesë e dhjetëra programeve evropiane kulturore, shkruan Syri.net Kosova

Kjo nëpërmjet prezantimit të organizatave kulturore, të cilat kanë qenë përfituese në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Kreative”.

“Arben Papadhopulli, udhëheqës i projektit dhe Nita Llonçari nga Desku i Evropës Kreative prezantuan arritjet, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm të organizatave në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në rritjen e bashkëpunimit kulturor në nivel ndërkombëtar”, njofton MKRS. 

Sipas MKRS-së, projeket përfituese ndër vite nga programi janë sukses i jashtëzakonshmëm për organizatat të cilat promovojnë dhe mbështetesin inovacionin dhe kreativitetin në fushën e kulturës dhe arteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco