Më 7 nëntor 1968 ndërroi jetë 'Piktori i Popullit', Abdurrahim Buza

Më 7 nëntor 1968 ndërroi jetë 'Piktori i Popullit', Abdurrahim Buza

08:25, 07/11/2023

Më 7 nëntor 1968, ndërroi jetë “Piktori i Popullit”, Abdurrahim Buza.

Buza (1905-1986) u lind në Shkup, në një familje me origjinë nga Gjakova. Në moshën 8-vjeçare mbeti jetim dhe shkollimi i tij kaloi nën tutelën e figurës më me ndikim në Malësinë e Gjakovës, Bajram Currit. Mësimet fillore i mori në në Shkodër dhe Tiranë dhe më pas, ndoqi Normalen e Elbasanit (1923-1928).

Në vitin 1928 fiton bursë njëvjeçare në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino, ku pati si bashkëstudent një prej skulptorëve më të njohur shqiptarë, Odhise Paskalin.

Më tej, vijoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence. Në vitin 1933 kthehet në Tiranë, ku punoi si mësues në Shkollën e Vizatimit në Tiranë.

Më 1947-n, u punësua si mësues vizatimi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ku edhe doli në pension në vitin 1966.

Pikturat e tij të para janë frymëzuar nga qëndrimi i tij në Pogradec. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i krijimtarisë së tij. Disa prej veprave të tij më të njohura, janë: “Dasma kosovare”, “Pogradeci”, “Nusja kosovare”, “Azem Galica dhe luftëtarët”, “Refugjatët” etj.

Punimet e Buzës u ekspozuan për herë të parë në nivel kombëtar në prill 1945.

Bashkëlidhur, paraqitet kërkesa e Galerisë së Arteve Figurative dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për gjetjen e vizatimeve të Abdurrahim Buzës dhe kthimin e tyre në institucion. Po ashtu, njoftimi i Ministrisë së Arsimit drejtuar Drejtorisë së Liceut të Tiranës, mbi caktimin e Abdurrahim Buzës si anëtar i misionit shkollor të jashtëzakonshëm për Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco