Në muajin shkurt të vitit 2024, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të vihet në skenë opera e parë kosovare ‘Goca e Kaçanikut’.
Në edicionin më të ri të emisionit “ Fjale e tinguj” në RTK shfaqen pamje të vënies në skene të operës “Goca e Kaçanikut” nga viti 1979 në Tiranë.
Për RTK- në kanë folur edhe Jusuf Buxhovi e Ajmone Dhomi të cilët shkruajtën Libreton e kësaj opere.
Rauf Dhomi ishte kompozitor i operës së parë kosovare "Goca e Kaçanikut".
Në këtë vepër bëhet fjalë për luftën kundër pushtuesve në anën e Kaçanikut dhe dashurinë e dy të rinjve.
© SYRI.net