Luljeta Lleshanaku shpallet ‘Poetja Laureate 2’ për Shqipërinë

Luljeta Lleshanaku shpallet ‘Poetja Laureate 2’ për Shqipërinë

20:26, 31/10/2023

Autorja Luljeta Lleshanaku mes emocionesh, e pati fjalën e parë për lexuesit, gjatë ceremonisë së sotme, ku u përzgjodh si Poetja Laureate 2 për Shqipërinë.

Nisma e iniciuar, nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximimit, e drejtuar nga studiuesja Alda Bardhyli, për këtë vit pati në garë edhe 9 autorë të tjerë të poezisë shqipe ( Flutura Açka, Sadik Bejko, Ervin Hatibi, Rita Petro, Preç Zogaj, Natasha Lako, Ilirian Zhupa, Entela Tabaku dhe Arian Leka).

Leshanaku u zgjodh si Poetja Laureate 2 me motivacionin "për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar, duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike duke krijuar një brez të ri poetësh. Lleshanaku përfaqëson atë çka është postmoderne në letërsinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë në letërsinë botërore".

Në fjalën e saj, poetja Lleshanaku ndali tek vështirësia, për një autor shqiptar, për t'u bërë i pëlqyer për lexuesit vendas, nga botimi, tek promovimi në medie e medie sociale, deri tek përfshirja në tekstet shkollore, duke shprehur mirënjohjen ndaj lexuesve të saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco