Behrami ironizon keq me këngën fituese të festivalit të këngës

Behrami ironizon keq me këngën fituese të festivalit të këngës

11:44, 29/10/2023
Adil Behrami ka komentuar natën finale të festivalit të këngës në RTK, ku edhe u zgjodh fituesi, shkruan Syri.net Kosova.

Behrami ka shkruar me ironi se trofeun e fitoj nipi i Mahmut Bakallit, një shërbëtori të devotshëm të Jugosllavisë, me një këngë përqeshëse për patriotizmin dhe Kosovën.

"Këngës në RTK, me një këngë përqeshëse për patriotizmin dhe Kosovën. Ironike, a? Trofeun ia paska ndarë ai që pushtetin e tij e ka shndërruar në "çerdhe" të jugonostalgjikëve.
Këngën “Oj Kosovë” e paskan cilësuar si fituese historike dhe festivalin si kthesë serioze për muzikën shqipe.
Edhe Qeveria ka kohë që i ka hyrë kthesës historike. Kështu, me veglat e tyre, shpejt do t’i këndojnë Zajednicës!", ka shkruar ai.

Postimi i plote:
Nipi i Mahmut Bakallit, një shërbëtori të devotshëm të Jugosllavisë, e paska fituar vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTK, me një këngë përqeshëse për patriotizmin dhe Kosovën. Ironike, a? Trofeun ia paska ndarë ai që pushtetin e tij e ka shndërruar në "çerdhe" të jugonostalgjikëve.
Këngën “Oj Kosovë” e paskan cilësuar si fituese historike dhe festivalin si kthesë serioze për muzikën shqipe.
Edhe Qeveria ka kohë që i ka hyrë kthesës historike. Kështu, me veglat e tyre, shpejt do t’i këndojnë Zajednicës!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco