Përzgjedhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK

Përzgjedhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK

23:53, 27/10/2023
Juria profesionale e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste.
 
Biletën për finale nga juria e siguruan: Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, Angus Dei me “Një zemër për dy”, La Fazani me “Oj Kosovë”, Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”, Nita Latifi me “Marrëzi”, Neki Emra me “Heroi im”, Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”, Saranda Alija me “Mendoj ku je” dhe Klea Dina me “Trenat”.
 
Pikërisht njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet të shtunën në orën 21:00.
 
Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco