Dje ka filluar Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, që do të vazhdojë edhe sot dhe nesër.
Në lidhje me këtë festival 3-netësh, ka shkruar edhe Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV.
Ajo e ka cilësuar festivalin si një nga momentet më të rëndësishme për skenën artistike dhe publikun, ndërsa ka pasur fjalë të mëdha edhe për Adi Krastën, drejtor i Festivalit.
“Sonte nis Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.
Prej sot Kosova do ta ketë festivalin e vet të këngës së lehtë.
Padyshim që ky është një nga momentet më të rëndësishme për skenën artistike, për publikun.
Këto tre netë, që do të hynë në historinë e festivalit dhe RTK-së, do të jenë gjurma e atyre që punuan me aq shumë ngulm në Radio Televizionin e Kosovës me në krye Drejtorin e Festivalit, mjeshtrin e madh Adi Krasta.” – shkroi ajo.
Nacionale
© SYRI.net