Ngjitja në skenë e policëve, moment emocionues në Festivalin e Këngës

Ngjitja në skenë e policëve, moment emocionues në Festivalin e Këngës

21:42, 27/10/2023

Paraqitje emocionuese me ovacione e ngritje në këmbë të publikut shkaktoi ngjitja në skenë e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës, Natyra Arifi dhe Erdoan Rexhepi kanë qenë dy zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë paraqitur në skenë. në RTK.

“Neve na motivon çdo qytetarë që na respekton dhe kupton për të gjitha veprimet si dhe bashkëpunon me neve”, ka thënë Natyra Arifi.

Rexhepi i cili është zyrtar i ri policor ka thënë se ndjehet krenar që është pjesë e këtij institucioni.

"Si zyrtar i ri policor i gjeneratës së fundit, ndjehem krenar që i jam bashkuar kësaj familje në shërbim të popullit dhe Kosovës”, ka thënë Rexhepi.

Ata kanë prezantuar këngën e parë garuese të mbrëmjes së dytë, duke e ftuar konkurrentin Urban Band me këngën “Ëndrrat s’kanë faj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco