Boletini: Është vendosur bazamenti dhe do të vazhdojë edhe viteve në vijim

Boletini: Është vendosur bazamenti dhe do të vazhdojë edhe viteve në vijim

21:23, 27/10/2023

Kryesia e Bordit të RTK-së kanë dhënë deklaratë të përbashkët nga tapeti i kuq i Festivalit të Këngës në mbrëmjen e dytë të edicionit të parë.

Kryetari Besnik Boletini ka thënë se është vendosur bazamenti i kësaj ngjarje, e që pritet të ketë vazhdimësi edhe vitet e tjera.

“Nata e parë ishte e mrekullueshme, komentet që kemi marrë nga të tjerët kanë qenë shumë të mira përtej pritjeve që kemi pasur. Nata e sotme presim të jetë edhe më e mirë. Jemi të lumtur që ky projekt po realizohet. Është vendosur bazamenti dhe do të vazhdojë edhe viteve në vijim”, ka thënë Boletini.

Nënkryetarja Arta Berisha gjithashtu ka thënë se pret një natë edhe më të mirë sesa nata e parë e edicionit të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco