Rama: Magjia zbriti në skenën e Festivalit të Këngës në RTK

Rama: Magjia zbriti në skenën e Festivalit të Këngës në RTK

19:45, 27/10/2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se magjia ka zbritur në skenën e Festivalit të Këngës në RTK.

Ai ka thënë se mbrëmja e parë e edicionit historik ka sjell nostalgji për aktivitetet e dikurshme të kryeqytetit.

“Salla e djegur e Pallatit të Rinisë e transformuar në një skenë madhështore na dha ndjenja nostalgjie për gjithë aktivitetet që mbaheshin dikur në këtë hapësirë të ikonës së kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Tutje Rama ka thënë se nata e djeshme ka sjellë emocione të veçanta nga interpretimet e artistëve pjesëmarrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco