Avdiu: E kemi pasur ëndërr Festivalin e Këngës, tashmë po bëhet

Avdiu: E kemi pasur ëndërr Festivalin e Këngës, tashmë po bëhet

15:03, 26/10/2023

Producentja e Festivalit të Këngës në RTK, Arta Avdiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Mirëmëngjesi Kosovë” ka thënë se realizimi i kësaj ngjarje ka qenë ëndërr për shumë punonjës të transmetuesit publik.

“Është dashur gjithçka të jetë gati për sonte, të jemi gati me profesionalizëm dhe po mundohemi të arrijmë atë që ai po insiston. Është një mësim shumë i mirë për ne sepse s’kemi pasur përvoja të tilla sepse për herë të parë Festivali i Këngës po mbahet në RTK”, ka thënë Avdiu.

Avdiu ka thënë se fillet e kësaj iniciative në mënyrë konkrete datojnë nga shkurti, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes MKRS-së dhe RTK-së.

“Ne që jemi moti në RTK e kemi pasur ëndërr realizimin e një Festivali të Këngës dhe ja tashmë po bëhet duke u nisur nga një marrëveshje bashkëpunimi në mes të kryetarit të Bordit, Besnik Boletini dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku", ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco