Prezantohet propozimi i konceptit për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Prezantohet propozimi i konceptit për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

11:43, 26/10/2023

Koncepti i Muzeut të Artit Bashkëkohor, i zhvilluar nga njohës dhe akterë profesionistë të fushës muzeale dhe artistike u prezantua mbrëmë para artistëve, kuratorëve, përfaqësuesve institucionalë dhe mediave.

Propozimi do të shërbejë si udhërrëfyes për krijimin dhe funksionalizimin e institucionit, gjithnjë në pajtim me dispozitat e Ligjit të ri për Art dhe Kulturë.

Aty, ndër të tjera, përfshihen propozimet për konceptin e përgjithshëm të muzeut, organizimi strukturor dhe funksional, statuti i institucionit, koleksionet përkatëse, propozimet hapësinore, arkitektonike dhe ndërtimore.

“Të kryesuar nga Yll Rugova, këshilli i përbërë nga Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Petrit Halilaj, Zake Prelvukaj, Erëmirë Krasniqi, Nita Salihu Hoxha dhe Valdete Pacolli, me përfaqësues edhe nga MKRS – Fisnik Abazi dhe Arbenita Nuza, tash e një vit kanë punuar pa ndalur për të krijuar një propozim të plotë se si duhet të duket Muzeu i ardhshëm i Artit Bashkëkohor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

“Takime të përjavshme, vizita studimore, punëtori të gjata disaditore, konsultime të drejtpërdrejta dhe të organizuara me komunitetin artistik, siç ishte rasti me organizimin e simpoziumit vitin e kaluar, kanë rezultuar në një punë të palodhshme e shumë të çmuar, e cila me fillimin e konkretizimit të saj, do t’i shërbejë artistëve, qytetarëve, të rinjve e të rejave, turistëve të vendit, dhe edukimit më të gjerë kulturor”, thuhet tutje në komunikatë.

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku falënderoi anëtarët e ekipit që kanë dhënë kohën dhe përvojën e çmueshme për të konceptuar këtë institucion që i mungon skenës kulturore në Kosovë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco