Sonte nis edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK

Sonte nis edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK

08:29, 26/10/2023
Sonte nis zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.
 
I cilësuar si festë më shumë sesa garë, ngjarja do të nis në RTK duke filluar nga ora 21:00, ndërkaq para kësaj kohe në tapet të kuq do të priten musafirët dhe publiku që do të jenë dëshmitar i institucionalizimit të këtij Festivali. Publiku duhet të jetë prezentë në sallë më së voni deri në ora 20:30.
 
Pas orës 23:00 pritet të fillojë transmetimi i programit “Post Festival”, i cili vjen për dy netët e para të festivalit dhe ditën e dielë në një termin tjetër televiziv si komentim i ngjarjes në formë paneli.
 
Përveç në RTK1, ngjarja do të transmetohet edhe në uebfaqen rtklive.com, e cila është e qasshme edhe jashtë kufijve të Kosovës.
 
Gjithashtu Festivali i Këngës do të transmetohet edhe në Radio Televizionin Shqiptar dhe Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco