Erich Rathfelder i “Kosova – historia e një konflikti” mban sot diskutim në Bibliotekën Kombëtare

Erich Rathfelder i “Kosova – historia e një konflikti” mban sot diskutim në Bibliotekën Kombëtare

15:52, 25/10/2023

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” do të ketë bashkëbisedim me publicistin gjerman, Erich Rathfelder.

Rathfelderi është autor i librit, “Kosova – historia e një konflikti”.

Ai, në këtë organizim të mbështetur nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Rinisë dhe Sportit, do të flasë me të pranishmit për përvojën e tij si reporter dhe për përkushtimin e tij ndaj Kosovës.

“Erich Rathfelder ka qenë korrespondent në rajonin e Ballkanit që nga viti 1987 dhe ishte dëshmitar nga afër i ngjarjeve në Kosovë: heqjes së statusit të saj autonom në vitin 1989, protestave paqësore të shqiptarëve, luftës së armatosur të UÇK-së, ndërhyrjes së NATO-s dhe më pas i fazës së administrimit të përkohshëm civil”, shkruan Biblioteka Kombëtare e Kosovës në njoftim.

“Publicisti Erich Rathfelder është i njohur si gazetar dhe redaktor i gazetës së përditshme të Berlinit ‘Taz’, dhe më pas si gazetar i pavarur, i cili ka punuar si reporter në Ballkan dhe ka raportuar për luftëra në ish-Jugosllavi, me përqendrim të veçantë edhe për krizën dhe luftën në Kosovë, duke u shpallur në qershor të vitit 1998, nga qeveria serbe, ‘persona non grata’ dhe duke u dëbuar nga Kosova”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco