KAFE SHQETO/ ‘Diskriminimi i gjuhës shqipe’/ Dr. Neshad Asllani shjegon padinë ndaj gjigantit Google

09:46, 20/10/2023

Në lidhje me Skype në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte i ftuar Dr. Neshad Asllani, një mjek i njohur kosovar, por edhe veprimtar për të drejtat e njeriut dhe çështjeve shqiptare.

Ai ka folur për një padinë që ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë nisur ndaj Google për keqpërdorimin e gjuhës shqipe.

“Pse e kemi bërë ne këtë padi, pasi prej shumë vitesh janë bërë kërkesa dhe lutje e deri edhe peticione e lobime, por pa sukses për një përgjigje nga Google. Ne kemi ndjekur atë që e ndërton demokracia amerikane. Nëse cenohet gjuha, ka diskriminim, ka pabarazi”.

“Padinë e kemi bërë në Gjykatën e Lartë në Kaliforni në lidhje me mospërfshirjen e gjuhës shqipe në shumë aplikacione të Google. Përfshirja e gjuhës shqipe do të sillte me shumë cilësi të informimit dhe edukimit, por edhe me shumë punësim, dhe fitimi për biznesin do të ishte akoma më i madh”.

“Pasi nuk morëm përgjigje për dy javë, ne bëmë padinë. Nëse Google nuk përgjigjet për 30 ditë pas padisë, ne e marrim këtë çështje si të fituar”.

INTERVISTA:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco