Marigona Qerkezi në garën prestigjioze 'The International Opera Awards'

Marigona Qerkezi në garën prestigjioze 'The International Opera Awards'

10:44, 13/10/2023

Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi, është nominuar për garën e njohur prestigjioze “The International Opera Awards 2023”.

Ajo ka njoftuar se është nominuar në kategorinë “Artistët e ri”.

“Kjo njohje do të thotë shumë për mua dhe dua të shpreh një falenderim të përzemërt për secilin dhe të gjithë ata që më mbështesin në këtë rrugëtim të bukur dhe për çmimet ndërkombëtare të Operas për këtë nominim”, ka shkruar Çerkezi.

Ditë më pare edhe sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho njoftoi se është pjesë e kësaj gare operistike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco