Çmimi i librit

Çmimi i librit

11:27, 12/10/2023

Shkruan: Daut Dauti

Në Prishtinë u ndala para një standi që shesin libra në shesh dhe i shikoja titujt. Nuk gjeta ndonjë titull që më interesonte, por e pyeta shitësin nëse kishte shitje?

‘Qe katër ditë s’e kam shitë asnjo. Bonma sefte’ – më tha me një ton lutës.

Si t’ja spjegoja që librat nuk blihen për këtë arsye? Nuk mund ta blej një libër që nuk më duhet. Në fakt, nuk e marrë as falë se nuk kam vend ku ta lë. Shpesh i largoj librat nga raftet duke i falur në ‘charity shops’ (dyqanet bëmirëse).

Në Tiranë, Shkup e Prishtinë, botuesit ankohen për vështirësitë e botimeve, numrin e vogël të lexuesve, gjegjësisht mungesën e shitjes. Blerësi (lexuesi) ankohet se libri është mall i shtrenjtë. Që të dy palët kanë të drejtë dhe dikush e diçka duhet të ndërmerret në këtë drejtim.

Te ne, nuk ka libër nën 10 euro. Kjo bënë që shkruesi nuk mund të jetojë nga libri sikur që lexuesi nuk mund ta kënaqë veten me lexim. Në Amazon librat janë lirë. Me 10 funta, përafërsisht 11. 2 euro, unë shpesh i blej tri libra (romane).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco