Për një arsye të thjeshtë, filmi për turneun e Taylor Swift ndryshon datën e premierës

Për një arsye të thjeshtë, filmi për turneun e Taylor Swift ndryshon datën e premierës

09:46, 12/10/2023

Taylor Swift njoftoi se filmi-dokumentar për turneun e saj “Eras” do të shfaqet një ditë më parë për shkak të kërkesave të larta nga njerëzit.

“Shikoni çfarë më detyruat të bëj,” shkroi Taylor në X (ish-Twitter). “Për shkak të kërkesës së paprecedentë, ne po nisim shfaqjen e filmit për koncertet e Eras Tour të enjten në Amerikë dhe Kanada."

Më parë, Swift tha se filmi, “Taylor Swift: The Eras Tour”, do të dilte vetëm në Amerikën e Veriut, por më vonë u njoftua se do të shfaqej në mbarë botën.

Filmi, i gjatë dy orë e 45 minuta, do të shfaqet në më shumë se 100 vende nga 13 tetori.

Për të pati kërkesa të konsiderueshme për bileta, duke grumbulluar një rekord prej 37 milionë dollarë në ditën e parë të para-shitjeve në Shtetet e Bashkuara.

Që nga 5 tetori 2023, ai fitoi 100 milionë dollarë në mbarë botën, duke u bërë filmi-koncert më fitimprurës në histori (film koncert - është një film që shfaq një koncert nga një muzikant, duke përfshirë këndvështrimin e tij, qasjen e shikuesve të koncertit, momente nga prapaskenat etj).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco