Momenti viral: Këngëtari gjen ‘sozinë’ në garën e 'The Voice'

Momenti viral: Këngëtari gjen ‘sozinë’ në garën e 'The Voice'

15:30, 03/10/2023

John Legend ka gjetur sozinë e tij te një konkurrent i “The Voice”. Talakai, djali 34-vjeçar që mahniti jurinë me zërin e tij, i la me gojë hapur anëtarët e jurisë edhe kur kthyen karrigen. Ata panë se konkurrenti ngjante shumë me John Legend.

Talakai performoi “Stay With Me” nga Sam Smith dhe për të, kthyen karriget John Legend dhe Reba McEntire. Ata u surprizuan dhe John i tha kolegëve, Gwen Stefani dhe Nialln Horan: “Prisni sa t’i shihni fytyrën. Më duket sikur po shoh veten. Një version më të gjatë, më simpatik të vetes”, tha këngëtari dhe konkurrenti ia ktheu: “Çkemi, binjak!”.

Konkurrenti e kishte dëgjuar shpesh se ngjante me Legend. “Çdo ditë në punë, e dëgjoj. Në shkollë, ata më këndonin “Ordinary People” (këngën e Legend) në korridor gjithë kohës”, tha ai.

Si përfundim, konkurrenti zgjodhi të shkonte në skuadrën e John Legend, madje shkrepën dhe një selfie në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco