Mentor Berisha hap ekspozitën ‘Solidariteti si Rezistencë’ në Austri

Mentor Berisha hap ekspozitën ‘Solidariteti si Rezistencë’ në Austri

13:38, 21/09/2023

Piktori Mentor Berisha ka dërguar copëza të historisë së Kosovës në Baden të Austrisë nëpërmjet artit të tij. Ai ka hapur ekspozitën më të re, “Solidariteti si Rezistencë”, e cila erdhi nën kurimin e Alban Beqirajt.

Berisha është fokusuar kryesisht te greva e minatorëve të Trepçës dhe falja e gjaqeve, si dy ngjarje me histori të ndryshme, njëra si rezistencë e tjetra si solidaritet.

“Në motivet e këtij cikli gjendet një histori kulturore e trashëgimisë kosovare, që përmes laboratorit krijues artistik rigjejnë rrugën e kthimit në kohën tonë. Ato na rishfaqen si arketipe identitare përmes një stili mjaft të veçantë, siç është ekspresionizmi modern, ku pikturat e Berishës shprehin më tepër se anën e tyre dydimensionale”, thuhet në njoftimin për media.

Berisha që këtë ekspozitë do ta hapë edhe në qytete tjera të Austrisë, te pjesa e faljes së gjaqeve ka paraqitur vendin e njohur si “Verrat e Llukës”. Në pikturë paraqiten mbledhja e qindra mijëra njerëzve në përkrahje të aksionit, që herë shfaqen si spektatorë pritës e herë aktivizohen.

Edhe te ‘Greva e Minatorëve të Minierës së Trepçës’, shpaloset tema e rezistencës, solidaritetit dhe luftës për drejtësi.

Ekspozita në Baden të Vjenës do të jetë e hapur deri më 1 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco