Pas 20 vitesh, grupi ikonik *NYSC rikthehen në skenën e MTV Music Awards

Pas 20 vitesh, grupi ikonik *NYSC rikthehen në skenën e MTV Music Awards

12:10, 13/09/2023

Grupi legjendar *NSYNC bëri rikthimin e tyre të parë gjatë eventit të MTV Video Music Awards të martën mbrëma (12 shtator) pas zërave se grupi ikonik i djemve do të sjellin projektin e tyre më të ri.

Image

Justin Timberlake, JC Chasez, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe Joey Fatone dolën në skenën e VMA për të zbuluar emrin e artistit ose artistes që do të rrëmbente çmimin për  muzikën Pop më të mirë.

Turma shpërtheu në brohoritje të forta kur pesëshja u ngjit në skenë, pasi ata nuk ishin parë së bashku në VMA prej dy dekadash.

 “Rreth 20 vjet më parë ne ishim këtu kur fituam videon më të mirë pop për ‘Bye Bye Bye’, tha Chasez. “Ishte VMA-ja jonë e parë dhe kjo ishte gjithçka për ne.”

Grupi ishin së bashku për herë të fundit në MTV VMA të vitit 2013.

Image

“Ai çmim vërtetoi punën tonë të palodhur,” shtoi Kirkpatrick, dhe më pas zbuluan se Sëift fitoi kategorinë.

Këngëtarja e “Anti-Hero” ishte po aq e emocionuar për të marrë në shtëpi çmimin e rëndësishëm, si dhe për të ndarë skenën me yjet e viteve ’90.

 “Kam pasur kukullat e juaja. A po bëni diçka? Çfarë do të ndodhë tani? Këta do të bëjnë diçka dhe unë duhet të di se çfarë është”, tha artistja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco