Edicioni i 10-të i Festivalit  “Summer Cult”- një dekadë e përsosmërisë artistike!

Edicioni i 10-të i Festivalit “Summer Cult”- një dekadë e përsosmërisë artistike!

12:48, 12/09/2023

Prej 15 shtator deri me 18 shtator, mbahet festivali “Summer Cult”, një ngjarje tradicionale që mbledh artistët në katër netë intensive kulturore. Ky është  edicioni  i 10-të i festivalit SummerCult, një moment i veçantë në botën e artit dhe kulturës ku kreativiteti nuk njeh kufij.

Nga shfaqjet interesante teatrale te puntoritë atraktive  dhe netët muzikore,  publiku mund t’i shijojë në këtë festë artistike.

Në natën e parë kur bëhet edhe hapja e festivalit në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, do të jepet shfaqja “Ajo” me regji të Marigona Bekteshit. Ndërsa afterparty do të jetë me Ermal Demirin.

Në ditën e dytë, organizohet një punëtori për fotografinë me Blerim Gjinovcin në

Fakultetin e Arteve.

Më pas jepet shfaqje "Dera" në orën 19:00 me regji të Naser Shatrollit, në Teatrin “Dodona”.

Si në edicionet e kaluara, edhe sivjet do të ketë premiera në Summer Cult.

Premieren e "Sway" me regji të Erleta Rexhepit, mund ta shikoni në orën 20:30 në skenën e Fakultetit të Arteve. Më pas në afterparty mund të argëtoheni me Taulant Sllamnikun.

Në natën e tretë janë performanca "Tuberose" nga Blerta Cakaj  dhe

shfaqja “Ditelindja”, me regji të Hafize Ramadani. Në afterparty, ju shoqëron Genta Azizi .

Në ditën e fundit të Festivalit është ekspozita e fotografive të punëtorisë, ndërsa në Teatrin “Dodona” jepet shfaqja "Kërkohet bashkëshort i ri" në orën 18:00 me regji të Gëzim Hasanit.

Pjesë e programit është edhe shfaqja "Ariu" nga universiteti i Tetovës në orën 20:00.

Afterparty me Qëndresa Jasharin shënon edhe përmbylljen e Summer Cult X.

Kjo ngjarje tradicionale vjetore është pjesë e Programit Vjetor të organizatës me përvojën në jetën kulturore, Cult Club. Ky Program mbështetet nga MKRS.

Dhjetëra artistë kanë përfituar nga pjesëmarrja në këtë Festival,në zhvillimin e karrierës së tyre artistike, bashkëpunimet e reja dhe përvojat që kanë marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco