Filmi i regjisorit Erenik Beqiri vlerësohet në Bienalen e Venecias

Filmi i regjisorit Erenik Beqiri vlerësohet në Bienalen e Venecias

11:08, 11/09/2023

Filmi “A short trip” (Një udhëtim i shkurtër) i regjisorit Erenik Beqiri, i nominuar në kategorinë “Orrizzonti” në Festivalin e Filmit në Venecia, u shpall Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në këtë kategori.

“Faleminderit @labiennale që na dhurove një përvojë të paharrueshme që do të na qëndrojë përgjithmonë,” u shpreh regjisori.

Me protagonistë Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Walid Afkir dhe Arben Bajraktaraj, “A short trip” tregon historinë e Mirës dhe Klodit, një çifti të ri shqiptar të cilët mbërrojnë në Marsejë për një biznes të rëndëishëm. Ata e gjejnë veten në një takim fatal në një dhomë plot me burra dhe përballen me nevojën në rritje për t’u ndarë nga njëri-tjetri.

Sipas regjisorit, filmi eksploron vështirësitë e një çifti, në kontekstin e eksodit të heshtur të shqiptarëve. Historia, e ndërthurur me dashurinë, sakrificën dhe ndarjen, është analiza personale e një brezi që është i gatshëm të heqë dorë nga vitet më të mira të jetës në këmbim të një të ardhmeje të pasigurt.

Bienalja e Venecias është një fondacion kulturor italian me qendër në Venecia që vlerëson artet figurative, muzikën, kinemanë, teatrin, arkitekturën dhe kërcim; konsiderohet si themeli kulturor më i rëndësishëm i këtij lloji në Itali dhe ndër më të rëndësishmit në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco