Sonte përfundon edicioni i katërt i Festivali i Teatrove në Suharekë

Sonte përfundon edicioni i katërt i Festivali i Teatrove në Suharekë

14:42, 10/09/2023

Për pesë netë më radhë në amfiteatrin tek Shtëpia e Fellbahut, para publikut suharekas u prezantuan shfaqje të shumta nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë.

Suhareka është një vend me plot vlera artistike por fatkeqësisht pa teatër dhe kjo e vështirëson procesin të krijuarit shfaqje teatrore e aq më tepër të krijosh një festival. 

Në vitin 2019  këtë e bëri të mundur producenti Brahim Basha, i cili njëkohësisht ishte dhe është drejtori i përgjithshëm i “Festivali i teatrove në Suharekë”.

Ky festival filloi edicionin e parë me vetëm pesë shfaqje nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa në edicionin e dytë vazhdoi përsëri me shfaqje nga Kosova, e në edicionin e tretë u zgjerua dhe kaloi nga një festival kombëtar, në një festival mbarë kombëtar. Gjithsej ka pasur trembëdhjetë shfaqje mysafire dhe dy shfaqje të prodhuara nga vetë festivali enkas për qytetin e Suharekës. Është përcjellur nga kritikë dhe profesionistë të fushës së teatrit, madje për tre vjet me radhë, ka pasur një shikueshmëri rekord nga qytetarët dhe bashkatdhetarët suharekas.

Në natën e fundit të edicionit të katërt të Festivali i Teatrove Suharekë do të prezantohet shfaqja “Mos i luaj anglezët”, nga teatri i qytetit të Gostivarit tek Shtëpia e Fellbahut nga ora 20:00h.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco