Rok grupi kaçanikas që i përballoi çdo fortune që nga vitet '70

Rok grupi kaçanikas që i përballoi çdo fortune që nga vitet '70

19:26, 09/09/2023 Nga Shkëlqim Ajdini

Fundi i viteve 70-ta ishte një kohë kur edhe te rinjtë e Kaçanikut kishte nisma për të krijuar grupe të rokut. 

Fillimisht, Haziz Shehu dhe Naser Burrniku diku në vitin 1976 fillojnë duke bërë muzikë në shtëpi private, po edhe në disa pjesë të qytetit ku kishte frekuentim të të rinjve kaçanikas. 

Më pas dy rokerëve kaçanikas u bashkohen edhe Sylejman dhe Kemal Shehu (Hoxha). Zizi me Sylën paraqitjen e parë skenike e kishin në vitin 1979 me një rock koncert në Kaçanik së bashku me grupin Fontana.

Më vonë, Afrim Shehu dhe Skender Axhami kishin nismën për të formuar një rok grup që donin ta emëroninsi AS. 

Përveç anëtarëve të përmendur, duhet të shtojmë se ishin edhe disa të rinj tjerë që shoqëroheshin me Afrimin dhe Skenderin, ata ishin Fehmi Livoreka, Gazmend Bajra dhe Shemsedin Hoxha. Po ashtu, duhet të përmendim edhe të ndjerin Ismet Trupi, i cili ishte shok i Zizit dhe kishte pasur raste kur ka bërë muzikë me grupin. Anëtarët e përmendur më lart, nuk vazhduan të merren me muzikë për arsye subjektive. 

Image

Pas një kohe të shkurtë, grupi merr emrin Fortuna dhe bëhet një grup i kompletuar roku që përbëhej prej këtyre anëtarëve: Aziz Shehu vokal, Sylejman Shehu (Hoxha) gitare, Skender Axhami - gitare dhe Afrim Shehu - daullist. Në këtë koncert, grupi “Fortuna” paraqitet me këngën e grupit MAK “Moj e mira te pojata”, si dhe këngë nga grupet Deep Purple, Led Zeppelin, AC/DC etj.

Grupit Fortuna tek në vitin 1981 i jepet lokali për ushtrime, duke iu kërkuar prej komitetit komunal ta ndërrojnë emrin e grupit, sepse Fortuna ishte e papërshtashme per atë kohë sipas sistemit komunist, dhe anëtarët vendosin emrin e ri AVI "Talenti" të cilin e mbajnë deri në fund të viteve 80-ta. 

Situata e atëhershme bëri që grupi t’i ndërprejë ushtrimet për pak kohë. Në vitin 1982 grupi i njohur Telex nga Shkupi mban një koncert në Kaçanik, ku merrte pjesë edhe Fortuna (Talenti) si grup lokal. 

Më 1985 Fortuna (Talenti)  për herë të parë mori pjesë me një koncert që mbahej jashtë Kaçanikut, në gitariadën që u mbajt në Ferizaj. Pas dy vitesh edhe në Kaçanik mbahet një gitariadë ku morën pjesë vetëm grupe lokale. Çmimin për zërin më të mirë e merr Haziz Shehu këngëtari i Fortunës (Talentit). 

Image

Grupi Fortuna merr pjesë edhe në gitariadën e Prishtinës të vitit 1989 si konkurrent, ku u mirëprit nga publiku, madje më vonë ka pasë oferta për ta mbajtur një koncert në Prishtinë.

Në vitin 1994, grupi Fortuna mban një rock koncert, i cili zgjatë dy orë e gjysmë për arsye se publiku dëshironte që t’i dëgjonin sa më shumë dhe t’i kishin në skenë sa më gjatë. Pas këtij koncerti, anëtarët e grupit largohen nga Kosova për arsye të ndryshme subjektive, dhe në Kaçanik mbeten vetëm Haziz Shehu dhe Skender Axhami. Edhe për shkak të situatës në Kosovë, grupi ndërpret aktivitetin muzikor.

Pas luftës, Kaçanikut i kthehen koncertet dhe mbrëmjet me muzikë rock. Edhe grupi Fortuna fillon aktivitetin muzikor dhe incizon këngën “Të kërkoj besë”, një rock baladë e cila e popullarizon më shumë grupin dhe dëgjohet shumë nga publiku artdashës. 

Kësaj radhe, grupi Fortuna bëhet me tre anëtarë, sepse pjesa tjetër e grupit ishin në shtetet e jashtme, pra në mërgim. Anëtarët e grupit ishin Haziz Shehu vokal, gitaristët Skender Axhami dhe Kemal Shehu, i cili ishte kthy nga gurbeti. Kemali prapë largohet nga Kosova për të jetuar në Zvicërr dhe grupi Fortuna e ndërpret për një kohë angazhimin e vet muzikor.

Zizi dhe Skenda vazhdojn aktivitetin muzikor ku në paraqitjet në koncerte live ndimohen nga rok grupi tjeter kaçanikas Meteor. Pas një kohe, në vitin 2010, grupit i bashkohen edhe dy muzicientë më të rinj në moshë për dallim prej anëtarëve themelues, Zijadin Raka bateri dhe Arlind Hysa gitarë. Gjithashtu, grupit i shtohen basisti Armend Hysa (ish anëtar i grupit Megarock) i cili ishte pjesë e grupit kohë pas kohe, por nga viti 2015 ai bëhet anëtar aktiv si dhe Alban Hysa (ish anëtar i grupit Megarock) bashkëpunëtor i cili ka ndihmuar grupin kur ka qenë e nevojshme.

Grupi i ka të realizuara disa këngë dhe Zizi ka realizuar një bashkëpunim me reperin kaçanikas Durim Dogani.

Image

Grupi është ende aktiv dhe herë pas here publikon këngë të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco