Festivali i Filmit në Venecia, vuajtjet dhe brutaliteti ndaj emigrantëve shfaqet në ekranin e madh

Festivali i Filmit në Venecia, vuajtjet dhe brutaliteti ndaj emigrantëve shfaqet në ekranin e madh

16:34, 06/09/2023

Pasi medias ju mohua qasja tek emigrantët që përpiqeshin dëshpërimisht të kalonin kufirin Poloni-Bjellorusi, regjisorja Agnieszka Holland vendosi të realizojë një film mbi dramën e tyre, “Green Border”, “Kufiri i Gjelbër”, i cili e pati premierën të martën në Festivalin e Filmit në Venecia, tregon historinë e refugjatëve, punonjësve të bamirësisë, aktivistë e dhe rojeve kufitare, jetët e të cilëve u kryqëzuan në të ftohtë, në pyjet moçalore mes dy vendeve të Europës Lindore.

Mendoj se kriza e emigrantëve që nisi ne 2014, ishte një krizë dhe sfidë që do të formësojë të ardhmen e Europës. Ne zgjodhëm një qasje etike, një qasje ku tregojmë këndvështrime të ndryshme, për ta sjellë historinë në të gjithë kompleksitetin e saj”, tha Agnieszka Holland, regjisore.

Emigrantët filluan të vërshonin drejt kufirit në 2021-shin, pasi Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Rusisë, hapi agjenci udhëtimi në lindjen e mesme që ofronin një itinerar të ri jo zyrtar drejt Europës, një lëvizje që sipas BE, ishte ideuar për të krijuar një krizë. Polonia refuzoi t’i lejonte të kalonin, duke lënë qindra persona të bllokuar në kushte çnjerëzore, në tokë të askujt dhe duke ndaluar mediat të tregonin atë që po ndodhte. Por filmi bardhë e zi i Holland, rrëfen historinë e një familje nga Siria dhe një gruaje nga Afganistani, të shtyrë drejt një kalvari të mundimshëm në kufi, nga rojet brutale, indiferentë ndaj vuajtjeve të tyre.

“Nuk është një deklaratë politike. Për mendimin tim është një film shumë njerëzor që na bën të ngremë pyetjen: çfarë do të bënim ne, nëse dikush do të na trokiste në derë”, tha Maja Ostaszeëska, aktore.

Holland, e cila gjatë karrierës së gjatë ka prezantuar filma mbi holokaustin dhe tiraninë komuniste, deklaroi se sprapsja e emigrantëve kishte vënë në dyshim, vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. “Green Border” është një prej 23 filmave që garojnë për luanin e artë në Festivalin e Filimit në Venecia, i cili vijon deri më 9 shtator. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco