Rama njofton për nisjen e krijimit të Sallës Koncertale dhe të Muzeut të Artit

Rama njofton për nisjen e krijimit të Sallës Koncertale dhe të Muzeut të Artit

12:44, 31/08/2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm të mirë për prishtinasit e pasionuar ndaj kulturës.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se po krijohen dy hapësira të rëndësishme kulturore të kryeqytetit, siç janë Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit, shkruan Syri.net Kosova.

"Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern.

Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore" shkroi ndër tjera Rama.

Po ashtu, ai tha se me këtë veprim po u tregon votuesve të tij, që po i mban premtimet e fushatës.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje

🎼🎻Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet

Jam shumë i lumtur që po hedhim hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të Kryeqytetit, Sallën Koncertale e Muzeun e Artit. 

Gjatë takimit me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, diskutuam detajet e fundit për realizimin e këtij projekti tjetër të madh drejt transformimit të Prishtinës. 

Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern.

Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore.

E kam premtuar dhe po e bëj realitet!

#Prishtinapraktike💛
#Prishtinaeperjetimeve💙

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco