‘And the wind weeps’ me premierë botërore në San Sebastian

‘And the wind weeps’ me premierë botërore në San Sebastian

17:18, 29/08/2023

Filmi “And the wind weeps” e producentes dhe skenaristes Aulona Selmani do të shënojë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian të Spanjës.

Filmi i cili trajton luftën e fundit të Kosovës do të rrugëtojë në edicionin e 70-të të këtij festivali, i cili është i kategorisë A.

“And the wind weeps’ ndjek historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku iu vra i biri. Për 20 vjet rresht ka lexuar pareshtur një letër në të cilën shkruan se çfarë do të thotë nëse Tribunali i Hagës e thërret ndonjëherë për të dëshmuar për tmerret që ka parë atë ditë. Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të vetmin të mbijetuar që e kujton ngjarjen”, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.

Festivali i Filmit në San Sebastian do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco