Sonte hapat festivali i parë i Mitrovica International Jazz Days

Sonte hapat festivali i parë i Mitrovica International Jazz Days

13:17, 28/08/2023

Mitrovica International Jazz Days, vjen sonte në edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare.

Për të parë përgatitjet dhe për ta përgëzuar për përkushtimin e saj ndaj rikthimit të kësaj tradite në Mitrovicë, ministri Çeku takoi Rona Nishliun, themeluesen festivalit.

“Richard Bonna, dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni, MIJD Big Band - orkestra rezidente e festivalit, e përbërë nga muzikantë të njohur dhe artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të ngjiten në skenën e vendosur në sheshin publik të qytetit”, thuhet nw njoftim.

Programi i festivalit MIJD, me mbështetje të MKRS, vazhdon deri me 2 shtator.

Përgjatë këtyre ditëve keni mundësinë t'i përcjellin koncertet si dhe të merrni pjesë në punëtori të ndryshme dhe të krijoni momente të paharrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco