Kurti takon artistin Rexhep Ferri: Nga piktura e deri te teksti, i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike

Kurti takon artistin Rexhep Ferri: Nga piktura e deri te teksti, i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike

13:33, 26/08/2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku, kanë vizituar artistin e madh, Rexhep Ferri.
 
Kurti ka shkruar në Facebook se i është mirënjohës përher kontributit të tij, duke shtuar se nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike.
 
Postimi i Kurtit:
 
Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco