Emërohet komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Oscars

Emërohet komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Oscars

16:03, 23/08/2023

 Qendra Kinematografike ka emëruar komitetin selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të Oscars. Komiteti i emëruar përbëhet nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.

QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë ‘film ndërkombëtarë/gjuhë e huaj’, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.

Komiteti selektues i lartëcekur, do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësoj Kosovën në Akademinë Oscars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco