Prindërit e diasporës të sensibilizohen për mësimin në gjuhën amtare

Prindërit e diasporës të sensibilizohen për mësimin në gjuhën amtare

15:18, 23/08/2023

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë nëpërmjet një komunikate ka bërë thirrje stafit të arsimit në mërgatën shqiptare me qëllim të sensibilizimit për ndjekjen e mësimit plotësues në gjuhën amtare, si përpjekje për luftën ndaj asimilimit.

“Qëllimi i KKAD-së është që në rrugëtimin tonë të përbashkët të bashkojmë forcat në unifikimin e shkollave shqipe si dhe në sensibilizimin e prindërve shqiptarë në shkallë kombëtare me qëllim që të ndryshojmë gjendjen e vijimit simbolik të mësimit plotësues në gjuhën amtare me  moton: “Të gjithë për shkollën shqipe”, thuhet në njoftimin e KKAD-së.

Gjithashtu në komunikatë bëhet thirrje për përpilim të kërkesave nga mësimdhënësit e shoqatat arsimore, për t’ia drejtuar institucioneve relevante.

“KKAD-ja i është qasur këtij problemi të ndjeshëm dhe në vazhdimësi kërkon  t’i qasemi bashkërisht unifikimit të faktorit shqiptar për një organizim sa më funksional të  mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë sepse duke i bashkuar forcat mund të ofrojmë këshilla, sugjerime dhe vërejtje, jo vetëm profesionale por edhe shkencore institucioneve tona përkatës”, njofton ky institucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco