Ekspozita retrospektive “Lumturi Blloshmi. Nga e Para” nga 1 shtatori në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Ekspozita retrospektive “Lumturi Blloshmi. Nga e Para” nga 1 shtatori në Galerinë Kombëtare të Kosovës

10:37, 22/08/2023

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, do jepet ekspozita Lumturi Blloshmi.

Kjo është ekspozita e parë retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi (1944–2020) në Kosovë dhe gjithashtu ekspozita pasuese e prezatimit të saj të suksesshëm në Bienalen e 59-të Venecias si pjesë e pavjonit shqiptar në 2022.

“Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosova është institucioni i parë që e mirëpret këtë ekspozitë retrospektive, akoma më të zgjeruar dhe detajuar të veprave të një ndër artisteve më të rëndësishme shqiptare duke i prezantuar publikut një pjesë domethënëse të krijmitarisë së saj më shumë se gjysmë-shekullore” thuhet në njoftim.

Ekspozita përbëhet nga një përzgjedhje e veprave të Blloshmit nga vitet e 60-ta të deri në vitin 2000, dhe përfshin autoportrete, peizazhe, portrete, kompozime në pikturë, fotografi e instalacione që flasin për thelbin estetik dhe realitetin personal të Blloshmit, po aq sa flasin dhe për kontekstin specifik politik dhe social në të cilin u krijuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco