Në Britani të Madhe kur fillonte programi i tij, njerëzit ngjiteshin për televizori

Në Britani të Madhe kur fillonte programi i tij, njerëzit ngjiteshin për televizori

12:46, 18/08/2023

Shkruan: Daut Dauti

Michael Parkinson, i cili ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare, ka qenë gazetar, udheheqës i programeve televizive dhe shkrimtar.

Konsiderohet se Parkinson ka qenë mbret i intervistave televizive duke i intervistuar rreth 2000 personalitete të jetës publike, kryesisht aktorë dhe sportistë. 

Në Britani të Madhe kur në televizion fillonte programi i tij, njerëzit ngjiteshin për televizori. Sot, shumica e të intervistuarve e kanë përkujtuar Parkinsonin si një mjeshtër që ishte në gjendje nga biseda të nxirrte gjërat më interesante, më të mira e më të bukura. 

Pothuaj të gjitha personalitet e rëndësishme janë intervistuar nga Parkinsoni, por intervistat me boksierin legjendar, Muhamed Ali, të cilin e ka intervistuar katër herë,  dhe me aktoren Helen Miren, konsiderohen ndër më interesantet.

Parkinson ka qenë djalë minatori, por shembull i përparimit në shoqërinë britanike duke i arritur majat e gazetarisë dhe titullin Sir.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco