Shkrimtari rumun, Dobresku: E kam bërë të famshëm Kadaren në Rumani

Shkrimtari rumun, Dobresku: E kam bërë të famshëm Kadaren në Rumani

15:25, 17/08/2023

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare për çdo vit nxjerr në pah publikime të ndryshme shkencore të cilat i shërbejnë albanologjisë. E një aspekt tjetër pozitiv, është sepse shërben si diplomaci kulturore për shumë studiues të albanologjisë.

Njëri nga ta është edhe shkrimtari rumun, Marius Dobresku i cili është pjesëmarrës për herë të katërt në seminar. Tema me të cilët prezantohet ka të bëj me përkthimet e veprave shqipe në rumunisht.

“Unë në Seminar dhe në Prishtinë ndjehem si peshku në ujë sepse s’vij për herë të parë. Për herë të parë kam ardhur në vitin 1984 në edicionin e 4-të që u mbajt në Pejë, atëherë i kam njohur të gjithë organizatorët”, thotë ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Ai ka arritur që t’i përkthej të gjitha veprat e Ismail Kadaresë në gjuhën rumune. Madje e thekson se ai e ka bërë të famshëm shkrimtarin me nam botëror në Rumani.

“Kam përkthyer rreth 30 e sa vëllime të Kadaresë me mbi 50 vepra. E kam pasur Kadarenë edhe profesor në Tiranë gjatë viteve të 70’ta. Më pëlqen patjeter. E kam bërë të famshëm Kadaren në Rumani”, shprehet shkrimtari rumun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco