Largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë, reagon Kamberi

Largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë, reagon Kamberi

09:59, 17/08/2023

Është larguar nga puna aktorja e vetme shqiptare, Egzona Salihu nga Shtëpia e Kulturës në Preshevë. Sipas publikimit të shkrimit nga përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin e Serbisë, shef i Grupit Parlamentar "Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak", Shaip Kamberi arsyetimi zyrtar i largimit të punës është mosrespektimi i orarit të punës. Mirëpo dyshimet janë që ekzistojnë arsyet etnike.

“E njejta Egzonë që për shkak të mosnjohjes së diplomës nga Republika e Kosovës ka pranuar e përzgjedhur të ushtrojë profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese” e jo aktore, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindje”, ka shkruar Kamberi.

Tutje Kamberi ka thënë se “diplomën nuk ia njohi Serbia - kontributin në vendlindje nuk po ia njohin sherifët lokal”.

“Logjikshëm do duhej të isha mbrapa perdeve, por dëshira për të ushtruar profesionin tim me nderë e përkushtim hiqte para meje çdo perde e cila më ndante mua dhe qytetarin preshevarë që vinte për të parë ato pak organizime që ne, bashkë me kolegët tjerë i organizonim”, ka shkruar aktorja Salihu në reagimin e saj pas dhënies së lajmit të largimit nga puna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco