Zhegu i gushtit

Zhegu i gushtit

14:17, 16/08/2023

Shkruan: Blerim Latifi

ZHEGU I GUSHTIT

Lulet krenare të pranverës i ka gjunjëzu.
Nuk kanë má fuqi ta shohin në sy diellin.
Melodinë e gurgullimës prrojeve ua ka shu,
e n'vend të saj me zukama mizash e ka mbush qiellin.

Ndër grunaja të korruna ka mbetë kashta e thatë,
që tash askujt n'pazar nuk i hyn má.
As për ushqim kafshësh,
as për shtrojë varfanjakut të ngratë.
Sepse kohët kanë ndryshu, 
e varfnia tjetër pamje ka.

E shkrueme, në Prekaz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco